Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Florent Hadërgjonaj, është rrëfyer në një intervistë për emisionin “Ish bin Albaner”.
24-vjeçari iu bashkua Kosovës në dy ndeshjet e fundit ndaj Malit të Zi në Podgoricë dhe Bullgarisë në Sofje.
Futbollisti i Huddersfieldit në Angli thotë se shumë shpejt është përshtatur në Përfaqësuese.
“Te Kosova të gjithë më kanë pritur shumë mirë. Me herët e kam njohur Benjamin Kolollin me të cilin ka luajtur në Zvicër. Si fillim jam shoqëruar me Milot Rashicën dhe Atdhe Nuhiun pasi i jemi bashkuar ekipit më herët në përgatitje. Miloti më ka thënë, ti je nga Deçani dhe nuk e njeh Prishtinën, hajde të ‘qes pak’. Unë i thash kur vjen në Deçan ta tregojë unë Deçanin”, ka deklaruar Florent Hadërgjonaj.