Trajneri legjendar kroat, Ciro Blazevic, i cili kishte qenë trajner i Fadil Vokrrit në Prishtinë – ka kujtuar legjendën e futbollit shqiptar në 4 vjetorin e vdekjes.
Me një postim të gjatë dhe shumë emocionues, Blazevic thekson se ishte privilegj për të që të stërviste Vokrrin, teska ka vende lavde për ish numrin 9.
Ja postimi i tij:
“Kanë kaluar 4 vjet nga vdekja e papritur e Fadil Vokrrit, dhe ende me shumë mall e kujtoj popullaritetin e tij dhe popullarizimin dhe dashurinë e përgjithshme që publiku kishte për të edhe në kohën kur unë e drejtoja atë në Prishtinë. Aq i fortë, shpërthyes, i shkathët, me teknika dhe goditje të shkëlqyera, ai shkundi lehtësisht të gjithë mbrojtësit që përpiqeshin ta ndalonin. Ai dinte gjithçka, si të shënonte ashtu edhe të driblonte, dhe luante shkëlqyeshëm me kokë. Megjithatë, ai nuk ishte vetëm një futbollist i talentuar, por edhe një burrë. Njeri human që ka bërë për vete masat me tiparet e tij të karakterit. Kur i doni njerëzit – atëherë edhe ata ju duan ju! Ai ishte shumë, shumë emocionues, dhe kështu jam edhe unë tani që e kujtoj atë dhe një nga aventurat më të bukura të jetës sime. I gjithë qyteti jetoi për klubin dhe për ta shpëtuar atë. Edhe sot, historia e asaj epoke të paharruar përcillet brez pas brezi dhe edhe sot ndjej kënaqësi të pamasë për periudhën që kalova me Fadil Vokkrin në Prishtinë. Unë kurrë nuk mund dhe nuk dua ta harroj atë. Ajo që më vjen sinqerisht keq është që nuk arrita ta bind Vokrrin të vinte në Dinamo. Partizani dhe Dinamo fluturuan rreth tij me kontrata tërheqëse për dy vite, por në fund ai pranoi ofertën e Partizanit, e cila ishte shumë më e mirë për të, sepse Dinamo nuk ishte aq i fuqishëm në atë kohë sa të mund ta përballonte financiarisht. Për ta mbyllur këtë kujtim të trishtë të përvjetorit të sotëm: Fadil Vokrri ishte dhe do të mbetet një figurë historike e klimës sonë dhe jam i lumtur që pata privilegjin ta stërvit”, ka shkruar Ciro Blazevic