Futbollisti Endrit Krasniqi ka konfirmuar largimin nga klubi i Prishtinës.
Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, njofton Klankosova.t.v
“Çdo fillim e ka edhe fundin. Ka qenë nder dhe privilegj për mua që ta bart fanellën e Prishtinës në dy periudha të ndryshme së fundmi në tre vitet e fundit”, thuhet në njoftimin e tij.
“Ndjehem krenar që kam arritur ta ndihmojë ekipin në fitimin e të gjithë titujve të mundshëm në futbollin e Kosovës, Titullin , Kupën dhe Superkupën”.
Krasniqi ka paralajmëruar se shumë shpejt do të jetë pjesë e një klubi të ri.