Fjalë Kyçe

Barcelona në dyshime për të ardhmen e Piques

Barcelona në dyshime për të ardhmen e Piques

Barcelona janë në dyshime për të ardhmen e qendërmbrojtësit të tyre, Gerard Pique.

Polemikat e tij për jetën personale, rekordi i tij i lartë me lëndime, vështirësitë ekonomike të klubit dhe mosha e tij janë dyshimet e Barcelonës nëse duhet të vazhdojnë me spanjollin apo jo.

Sipas ‘AS’, në klub ka dyshime për të ardhmen qendërmbrojtësit, përcjell lajmi.net.

Përveç problemeve të tij të përsëritura fizike sezonin e kaluar, klubi beson se ai është shumë shpesh në qendër të vëmendjes për jetën e tij personale dhe të biznesit jashtë fushave të blerta.

Lojtari ka kontratë me ekipin katalanas deri në vitin 2024, por largimi i tij nga ‘Camp Nou’ mund të ndodhë edhe më herët.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e Piques.