‘Los Blancos’ i kanë vendosur çmimin mbrojtësit të krahut të majtë, Ferland Mendy.
Ditëve të fundit flitej se Manchester United janë vënë pas Ferland Mendy, si përforcim për krahun e majtë të mbrojtjes.
Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, Real Madrid kërkojnë 50 milionë euro për lojtarin, përcjell lajmi.net.
Reprezentuesi i Francës lidhet edhe një herë me një kalim të mundshëm në Premier League.
Përveç Man United, ditë më parë është spekuluar se Chelsea mund të bëjë lëvizje për lojtarin.
Mbetet të shihet nëse dikush do të ofrojë 50 milionë euro për kartonin e lojtarit.