Fjalë Kyçe

Lëndohet Donjeta Sadiku, nuk merr pjesë në Lojërat Mesdhetare

Lëndohet Donjeta Sadiku, nuk merr pjesë në Lojërat Mesdhetare

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku nuk do të jetë në Oran 2022.

Lojërat Mesdhetare Oran 2022 ishin objektivi i radhës për Sadikun, por për fat të keq boksierja nuk do të jetë atje, përcjell lajmi.net.

Sipas njoftimeve të fundit, Donjeta ka pësuar një lëndim në dorë, gjatë stërvitjeve të zhvilluara së fundmi dhe kjo ia pamundëson pjesëmarrjen në gara.

Ajo nuk do të udhëtojë për Lojërat Mesdhetare, e rrjedhimisht as përzgjedhësi i femrave në boks, Faton Xhakli.

Donjeta muajin e kaluar kishte fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të mbajtur në Turqi.