Portieri shqiptar, Thomas Strakosha, po përflitet për një kalim të mundshëm te Chelsea.
Agjenti i tij ka konfirmuar se ka një ofertë konkrete nga skuadra tjetër angleze, Fulhami, por futja e Chelseat në garë ka ndryshuar rrjedhën e situatës, përcjell KosovaPress.
Strakosha së fundi ka folur për interesimin e gjigantit anglez dhe ka thënë se ndihet i nderuar me interesimin e tyre.
“Jam vërtet i nderuar që jam lidhur me një klub të mirë si Chelsea, është një ëndërr. Unë kam ëndërruar për të luajtur në Premier Ligë që kur kam qenë fëmijë”, ka thënë Strakosha në një përgjigje gazetarin Fabrizio Romano.
Strakosha aktualisht është duke luajtur te Lazio, ku, falë paraqitjeve të mira, ka ngjallur interesimin e disa skuadrave evropiane.