Ljubisa Tumbakovic kishte refuzuar ta drejtonte Malin e Zi në ndeshjen kundër Kosovës, e vlefshme për kualifikimet e Evropianit 2020.
Sot, Federata Serbe e Futbollit do ta shpërblejë trajnerin serb, duke ia besuar atij postin e selektorit të Serbisë
Ljubisa Tumbakovic kishte refuzuar ta drejtonte Malin e Zi në ndeshjen kundër Kosovës, e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian.
Trajneri serb kishte marrë kërcënime nga Serbia dhe me këtë rast nuk ishte prezent në ndeshjen me Kosovën, e cila ishte zhvilluar në muajin qershor.
Si rezultat, ai ishte shkarkuar nga pozita e selektorit të Malit të Zi, pas barazimit 1:1 me “Dardanët”.
Mirëpo, pa kaluar mirë një muaj, “Tumba” po bëhet me punë.
Në fakt, 66 vjeçari sot pritet të emërohet selektor i ri i ekipit kombëtar të Serbisë,.
Negociatat në mes të Federatës Serbe të Futbollit dhe trajnerit Tumbakovic kishin nisur pas humbjes së Serbisë me rezultat 0:5 nga Ukraina, në ndeshjen kualifikuese për Euro 2020.
Siç raportojnë mediat serbe, rroga e Tumbakovicit do të jetë 300 mijë euro në vit, por do të ketë edhe bonus nëse e dërgon Serbinë në Kampionat Evropian