Agjenti i Gerard Deulofeu, Alber Botines ka folur në lidhje me të ardhmen e lojtarit.
Deulofeu është lojtar i Udineses deri në vitin 2024, por se fundmi është i lidhur me një transferim të mundshëm te Napoli.
Sipas lajmeve që po qarkullojnë në Itali, ‘napolitanët’ po e shqyrtojnë mundësinë për të marrë nën drejtim e tyre spanjollin, përcjell lajmi.net.
Në një intervistë për një radio, agjenti i tij tha se lojtari do të donte të luante te Napoli.
“Ai do të donte të luajë për Napolin, gjithashtu dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve”, tha Botines.
Deulofeu në 34 ndeshje me Udinese këtë sezon ka shënuar 13 gola dhe ka asistuar pesë te tjerë./