Ish-futbollisti i njohur gjerman, Michael Ballack, raportohet se ka nisur një lidhje dashurie me Sophia Schneiderhan.
Sophia është modele dhe ishte mike e djalit të ish-reprezentuesit të Gjermanisë, Emilio Ballack, i cili vdiq tragjikisht në gusht të vitit të kaluar pas një aksidenti me motoçikletë katërrotëshe, transmeton Gazeta Express.
“Bild” ka raportuar se mes tyre ka nisur një lidhje dashurie, pasi mes vete njihen që një kohë të gjatë.
Sipas gazetës gjermane, Ballack dhe Sophia janë parë në rrugët e Berlinit edhe duke u puthur.
Michael Ballack është 45-vjeçar, kurse Sophia Schneiderhan 21-vjeçare. Por, diferenca në moshë nuk i ka penguar ata për të nisur një rrugëtim së bashku.
Sophia, vajza e një mjeku, është parë me ish-futbollistin e Bayern Munichit e Chelseat, edhe në panairin e artit “Art Basel”.