Emir Sahiti prite të largohet nga Hajduku i Splitit.
Anësori kosovar është afër marrëveshjes me skuadrën nga Bundesliga 2, Hamburg.
‘Slobodnadalmacija’ raporton se transferimi i Sahitit te Hamburgu është vetëm çështje kohe, përcjell lajmi.net.
Bisedimet mes Sahitit dhe skuadrës së madhe gjermane i konfirmon edhe ‘HSV1887tv’.
23 vjeçari ka debutuar së fundmi me kombëtaren e Kosovës dhe ka kaluar formë të mirë me klubin e tij.
Lojtari ka 43 paraqitje me Hajdukun dhe numëron shtatë gola dhe pesë asistime.