Pep Guardiola dëshiron që ta ketë në skuadër sulmuesin e Atletico Madridit, Joao Felix.
“Citizens” janë gati të paguajnë aq sa kërkohet për lojtarin, mirëpo kjo lëvizje është peng i disa situatave të tjera, transmeton lajmi.net.
Në rast largimi të Gabriel Jesus dhe Raheem Sterling, ky transferim do të bëhej edhe më i lehtë, pasi do të liroheshin mjaftueshëm hapësira për të në skuadër.
Jesus tanimë është shumë afër kalimit tek Arsenali, ndërsa Sterling është ende duke i peshuar mirë ofertat që po vijnë në drejtim të tij.