Moise Kean ka qenë i huazuar te Juventusi për një edicion nga skuadra angleze Everton.
Sulmuesi i talentuar italian ende nuk e ka bindur Juventusin që të blej përfundimisht kartonin e tij nga skuadra e Evertonit.
22-vjeçari zhvilloi 42 ndeshje në të gjitha garat me Zonjën e Vjetër duke shënuar vetëm gjashtë gola e duke asistuar në tre të tjerë.
Massimiliano Allegri e pëlqen shumë italianin e ri, por Juventus nuk e ka ndërmend të paguajë 30 milionë eurot e kërkuara nga Evertoni për të.
Gjithsesi mediat angleze kanë raportuar se Everton mund ta shes brenda Ligës Premier sulmuesin italian, pasi tanimë ka dy oferta në tavolinë për të.
Dy skuadrat e inkuadruara në elitë, Nottingham Forest dhe Fulham kanë shprehur dëshirë për transferimin e Kean.
Reprezentuesi italian synon që të mbetet në Itali, por në rast se nuk vije oferta e duhur nga Serie A, ai atëherë do të zgjedhë njërën skuadër mes Fulham dhe Nottingham Forest.