Klubi Futbollistik “Dukagjini” nga Klina është duke u mobilizuar për edicionin e ri të garave.
Dukagjini përveq transferimeve në skuadër është duke i mbajtur edhe yjet të cilët ishin pjesë e klubit në edicionin e fundit.
Së fundmi skuadra nga Klina i ka vazhduar kontratën edhe super mesfushorit Labinot Jashanica i cili e ka konfirmuar këtë në një prononcim për Gazetën Alo.
“Sot e kamë vazhduar kontratën me Dukagjinin. Kemi arritur marrëveshje 1-vjeçare”, ka thënë fillimisht Jashanica.
Ai ka folur edhe për synimet e skuadrës nga Klina.
“Do të jap maksimumin që të tregoj paraqitje sa më të mira në secilen ndeshje. Synimi i skuadrës është rënditja në mesin e tabeles” ka përfunduar Labinot Jashanica për Gazetën Alo.