NASA ka shpërndarë imazhet e një anijeje kozmike të paidentifikuar, e cila u përplas në Hënë, shkroi të mërkurën NYPost.
Imazhet zbuluan se përplasja la një krater të pazakontë në Hënë. Disa teoricienë thanë se kjo ishte provë e aktivitetit të alienëve.
Megjithatë, ka një shpjegim më të thjeshtë: Pjesa aty, është e një rakete të dalë nga kontrolli.
Origjina e pjesës së raketës mbetet mister. Fillimisht u besua se i përkiste “SpaceX”, por më vonë u tha se ishte e agjencisë hapësinore të Kinës.
NASA ka thënë se imazhet e vendit të përplasjes mund të ndihmojnë astronomët që të identifikojnë se kush është përgjegjës.
Kjo ishte hera e parë që një objekt i krijuar nga njeriu është përplasur në Hënë, pa qenë i përcaktuar që të ulet aty.