Mbrojtësi i Torinos, Gleison Bremer ka folur në lidhje me të ardhmen e tij.
Bremer ka kontratë me Torinon deri në vitin 2024, por largimi i tij këtë verë duket i pashmangshë.
Kjo pasi shumë ekipe të mëdha kanë shfaqur interesim për brazilianin.
Gjatë një interviste për një medie në vendlindjen e tij, ai ka folur në lidhje me të ardhmen e tij.
25 vjeçari tha se prioriteti i tij është të luajë në Ligën e Kampionëve.
“Ku do të shkoj për të luajtur? Po flas për këtë me agjentin tim dhe për momentin nuk kemi caktuar asgjë. Nuk e di nëse do të qëndroj në Itali apo do të shkoj jashtë vendit. Gjëja e vetme themelore është të luaj në Ligën e Kampionëve”, tha Bremer, përcjell lajmi.net.
Interi, Chelsea, Arsenal dhe Tottenham Hotspur janë ekipe që kanë shfaqur interesim për qendërmbrojtësin e Torinos.
Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i 25 vjeçarit.