Situata e Cristiano Ronaldo nuk duket të jetë më e mira e mundshme.
Ylli portugez nuk është paraqitur dje në stërvitjet e klubit, pasi kishte lajmëruar për disa probleme në familje.
Sipas raportimeve të ‘Athletic’, Cristiano nuk pritet të paraqitet as sot në stërvitje, përcjell lajmi.net. Arsyeja është e njëjta.
Kjo do të jetë dita e dytë radhazi që portugezi nuk del në stërvitjet e Man United.
Lojtari ndërkohë vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga ‘Old Trafford’.
E ardhmja e pesë herë fituesit të Topit të Artë vazhdon të mbetet e paqartë.