Nick Kyrgios nuk i rezistoi dot shansit për të thyer rregullat e veshjes së Wimbledon për herë të fundit në vitin 2022, pasi që humbi në finale të turneut prestigjioz nga një i pavaksinuar.
Australiani, i cili pushtoi ballinat e mediave për veprimet e tij gjatë gjithë turneut, u mund në katër sete në Centre Court. I pavaksinuari fitoi 4-6, 6-3, 6-4, 7-6, për të fituar këtë finale të zbehtë.
Menjëherë pas ndeshjes, Kyrgios veshi kapelën e tij të kuqe Nike Air Jordan për të kryer intervistat e tij në fushë, të cilat shkelnin qartë kodin e veshjes të vjetër të SW19 të bardhë.
Nuk është hera e parë që ai ka këmbëngulur të veshë veshjet e tij të kuqe në Wimbledon këtë vit, dhe gjithashtu ka këmbëngulur të ecë në fushë me atlete të kuqe të Nike Air Jordan.
“Çfarë po thotë? Çdo publicitet është publicitet i mirë, apo jo?”, Kyrgios u përgjigj në një shkëmbim të mprehtë kur u pyet nëse ai e konsideronte veten “mbi rregullat” nga një gazetar në fillim të kësaj jave.
Kyrgios gjatë gjithë turneut pothuajse ishte më shumë i zënë me publikun se sa të koncentrohej në fushë, derisa është duke u akuzuar edhe me sulm ndaj ish të dashurës.