Fjalë Kyçe

Atmosferë e zjarrtë në ‘Fadil Vokrri’, Llapi dhe Buducnosti shënojnë nga një herë

Atmosferë e zjarrtë në ‘Fadil Vokrri’, Llapi dhe Buducnosti shënojnë nga një herë

Rreth 10 mijë shikues po e përcjellin ndeshjen mes Llapit dhe Buducnostit që po luhet në “Fadil Vokrri”, ndërsa pjesa e parë është mbyllur 1-1.

Nga tifozët ka pasur thirrje anti-Serbi e po ashtu UÇK, UÇK e thirrje tjera.

Llapi e nisi më mirë takimin, por që nga rastet e krijuara nuk erdhi goli.

Buduqnosti me rastin e parë serioz ka kaluar në epërsi ndaj Llapit. Në minutën e 23-të realizoi Viktor Gjukanoviq, pas një veprimi mjeshtëror në zonën e Llapit, duke e lënë në gjumë Kushtrim Shabanin.

Firmino kishte disa raste, por topi nuk shkonte në portë nga goditjet e tij.

Por Llapi ka barazuar rezultatin në 1-1 në fund të pjesës së parë.

Firmino realizoi nga penalltia për ta hapur sërish ndeshjen.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Podgoricë ishte mbyllur 2-0 në të mirë të malazezëve, ndërsa tifozët e tyre kishin provokuar dhe sulmuar skuadrën e Llapit.