Takefusa Kubo së shpejti pritet të jetë lojtari më i ri i Real Sociedadit.
Anësori japonez nuk po arrin të bind drejtuesit e Real Madridit, andaj largimi i tij pritet të ndodhë ketë verë.
Që nga transferimi drejt ‘Santiago Bernabeu’ në vitin 2019, ai nuk ka arritur të gjejë vetën pjesë e ekipit të ‘Mbretërve’.
Kështu duke u huazuar te disa ekipe spanjolle, përcjell lajmi.net.
Së fundmi 21 vjeçari është kthyer te madrilenët, por nuk do të zgjasë shumë, pasi sërish pritet largimi, por këtë herë i përhershëm.
Siç njofton ‘AS’, Real Sociedad do të jetë destinacioni i radhës për japonezin.
Marrëveshja thuhet të jetë arritur, e që lojtarin do ta mbajë në ‘Anoeta’ deri në vitin 2027.
Mbetet të shihet se kur do të ndodhë zyrtarizimi i tij te Sociedad./