Sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata nuk e mendon largimin nga Atletico Madridi.
E ardhmja e Moratas duket të jetë në ‘Wanda Metropolitano’.
Këtë verë spanjolli u rikthye nga Juventusi, ku ka qenë i huazuar sezonin që lamë pas.
Mediat në Itali raportuan se ‘Zonja e Vjetër’, po mendon ta blejë kartonin e sulmuesit, por sipas ‘AS’ lojtari nuk mendon largimin nga Atletico, përcjell lajmi.net.
Siç njofton e përditshmja spanjolle, Morata e di se i duhet të dëshmojë vetën te ‘Rojiblancos’, por është i gatshëm ta bëjë atë.
29 vjeçari ka kontratë deri në vitin 2024 me ekipin nga kryeqyteti i Spanjës.