Middlesbrough e ka kompletuar huazimin e portierit të Manchester Cityt, Zackary Steffen.
Mëngjesin e të martës, gardiani amerikan i ka kryer të gjitha formalitet për ta zyrtarizuar transferimin dhe pastaj i është bashkëngjitur ekipit në Morecambe.
27-vjeçari kishte nënshkruar kontratë katërvjeçare me Cityn në nëntor të vitit të kaluar.
Ai ka përvojë në Ligën Premier dhe në Ligën e Kampionëve, ndërsa për një sezon ka qenë i huazuar në Bundesliga te Fortuna Dusseldorf.
Njëherësh, Steffen i përfaqëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nga grupmoshat U-18 dhe ka zhvilluar 29 ndeshje.