Vedat Muriqi ka nisur stërvitjet me Mallorcan.
Ditë më parë, klubi spanjolli e zyrtarizoi blerjen e sulmuesit prizrenas nga Lazio – teksa lojtari nënshkroi kontratë pesë-vjeçare, shkruan Gazeta Express.
Dhe, Muriqi sot ka filluar me stërvitjet pasi edhe Mallorca u rikthye nga turneu para-sezonal në Austri.
“Në shtëpi”, shkroi faqja zyrtare e klubit, teksa publikoi edhe disa fotografi nga seanca stërvitore.
Kujtojmë se 28-vjeçari la gjurmë të mëdha pas vetëm një gjysmë-sezoni që kaloi te Mallorca, si i huazuar nga Lazio. Përveçse nga klubi, sulmuesi gëzon respekt dhe dashuri të madhe nga tifozët.
Reprezentuesi i Kosovës regjistroi 17 paraqitje në total, teksa shënoi pesë gola dhe shtoi tri asistime. Kështu, Muriqi e ndihmoi Mallorcan të siguronte mbijetesën.