Fjalë Kyçe

Njihuni me futbollistët e njohur që i kanë mbjellë flokët

Njihuni me futbollistët e njohur që i kanë mbjellë flokët

Futbollistët profesionistë, e mbi të gjitha ata që janë “top”, bëjnë shumë dhe i kushtojnë vëmendje të madhe dukjes së tyre.

Disa prej lojtarëve të njohur kanë bërë madje transplant të flokëve dhe njëri prej vendeve më të mira për ta bërë këtë është Turqia.

Transplanti i flokëve nënkupton zhvendosje të flokëve nga pjesa e prapme, ku nuk bien kurrë, ose nga ndonjë pjesë tjetër e trupit, në ato pjesë ku koka ka mbetur pa flokë ose me më pak flokë, shkruan “besoccer”, përcjell “Gazeta Express”.

Pra, një pjesë e madhe e lojtarëve nuk e pëlqejnë faktin se po bëhen tullacë dhe po e shfrytëzojnë mundësinë që ta mbulojnë kokën me flokë, mbi të gjitha pasi ata janë fytyra publike.

Ish-futbollisti i Liverpoolit, Dietmar Hamann, por edhe menaxheri aktual i DC United, Wayne Rooney, ishin prej të parëve që e bënë transplantin apo mbjelljen e flokëve.


Ish-futbollisti gjerman, Hamann ka thënë se kjo e ka bërë një diferencë të madhe në dukjen e tij.

Futbollisti i Arsenalit, Rob Holding gjithashtu i ka mbjellë flokët dhe vetë futbollisti e ka konfirmuar lajmin.

Ai gjithashtu e ka pranuar se po ndihet mirë me pamjen e tij të re, shkruan “Gazeta Express”.

Ish-portieri i Brentfordit, Richard Lee thuhet se është njëri prej sportistëve të tjerë që kanë bërë mbjellje të flokëve.

Gjithashtu, edhe pse s’ka ende konfirmim, lojtarët që thuhet se kanë bërë transplant të flokëve janë edhe Cristiano Ronaldo, Wesley Sneijder, David Silva, Andros Townsend etj.

Por, në mesin e atyre qëi kanë mbjellë flokët është edhe futbollisti kosovar, Xherdan Shaqiri.

Madje, edhe trajnerët, Jurgen Klopp i Liverpoolit, Antonio Conte i Tottenhamit, por edhe trajneri kroat, Slaven Bilic, duket se kanë bërë transplant të flokëve.

Edhe ish-futbollistët tjerë, David Beckham, Robert Pires, Dimitar Berbatov etj.

Transplantimi i flokëve ka ekzistuar qe afro 70 vjet dhe shumë njerëz janë të interesuar ta bëjnë atë dhe tash nuk kushton shumë shtrenjtë.

Por, më mirë dhe më lirë mbjellja e flokëve ju bëhet në Turqi.

Në Britaninë e Madhe, për shembull, transplantimi në “Saphire Fue” kushton nga 6750 në 15,090 funte, ndërsa në Turqi ju mund t’i mbillni flokët për 2999 euro, shkruan “Gazeta Express”.

Mbjellja e flokëve ju merr 6-12 orë, varësisht se sa keni nevojë për transplant, por mund të ketë edhe nga 2-3 seanca.

Transplanti i flokëve po bëhet gjithnjë e më “in” dhe në të ardhmen pritet që të shohim shumë pak tullacë, sidomos nga ata VIP…