Fjalë Kyçe

Ballkani me rezultat 10:0 kalon në rundin tjetër të Ligës së Konferencës

Ballkani me rezultat 10:0 kalon në rundin tjetër të Ligës së Konferencës

Ballkani e ka mposhtur bindshëm 6:0 La Fioritan në ndeshjen kthyese në “Fadil Vokrri” të martën, dhe ka siguruar biletën për në fazën e tretë kualifikuese të Ligës së Konferencës me rezultat të përgjithshëm 10:0.

Kampioni i Superligës u bë skuadra e parë kosovare që shënon gjashtë gola në një ndeshje të garave evropiane, duke thyer rekordin e Prishtinës që kishte shënuar pesë.

Albion Rrahmani ishte padyshim ylli i mbrëmjes. Rrahmani realizoi hat-trick, duke u bërë lojtari i parë i një skuadra kosovare që shënon tre gola në një ndeshje të garave evropiane.

21-vjeçari realizoi në minutën e gjashtë, tetë dhe 69-të.

Dy gola shënoi mbrojtësi i ardhur këtë verë te Ballkani, Leonit Abazi (73’ 90’), ndërsa Ermal Krasniqi realizoi një gol në minutën e 75-të.

Ballkani në rundin e tretë kualifikues e pret fituesin e ndeshjes mes Sutjekas ose Klaksvikut.