Lajme të këqija për Torinon.
Mërgim Vojvoda e ka pësuar një lëndim në fazën përgatitore me ekipin italian.
Mbrojtësi kosovar e ka pësuar një tërheqje muskulore të shkallës së parë në këmbën e majtë.
Dhe, pas kontrolleve të bëra, stafi mjekësor i Torinos ka njoftuar se lojtari i krahut do të mungojë nga 20 deri në 30 ditë, shkruan “Gazeta Express”.
Pra, Vojvoda do t’i humbë ndeshjet e para të sezonit të ri në kampionatin italian.
Ky pa dyshim është një lajm i keq për trajnerin Ivan Juric, i cili do ta presë krahëhapur përfaqësuesin kosovar kur të rikthehet nga lëndimi.
Vojvoda është bërë lojtar i rëndësishëm i Torinos pasi ka luajtur shpesh në 11-shen e parë falë formës solide që e shfaqi në sezonin e fundit.
Ai është lojtar i rëndësishëm dhe i padiskutueshëm edhe në Kombëtaren e Kosovës.