Lisandro Martinez ka kompletuar transferimin e tij nga Ajax te Manchester United.
Mbrojtësi ka nënshkruar me Djajtë e Kuq një kontratë deri në qershor të vitit 2027, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Futbollisti është shprehur i kënaqur që është bashkuar me skuadrën nga Premierliga.
“Është një nder të bashkohem me këtë klub të madh futbolli. Kam punuar shumë për të arritur në këtë moment dhe, tani që jam këtu, do ta shtyj veten edhe më tej. Kam pasur fatin të jem pjesë e ekipeve të suksesshme në karrierën time dhe kjo është ajo që dua të vazhdoj te Manchester United. Do të ketë shumë punë për të arritur në atë moment, por unë besoj fort se, nën këtë menaxher dhe trajnerë, dhe së bashku me shokët e mi të rinj të skuadrës, ne mund ta bëjmë këtë”, ka thënë futbollisti gjatë prezantimit.
“Dua të falënderoj Ajax-in dhe tifozët e tyre për të gjithë mbështetjen që më dhanë. Kam kaluar një kohë të pabesueshme atje, por ndjej se është momenti i duhur për të provuar veten në një mjedis tjetër. Tani jam në klubin perfekt për ta bërë këtë”, tha ndër të tjerash futbollisti.