Fjalë Kyçe

Klubi i Premierligës insiston për Mërgim Berishën

Klubi i Premierligës insiston për Mërgim Berishën

Mërgim Berisha vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes së disa prej klubeve evropiane pasi Fenerbahçe e vendosi në listën e transfereve.

Sulmuesi kosovar po pëlqehet mbi të gjitha nga Leeds United.

Klubi anglez i ka bërë gati 2 milionë euro për kartonin e futbollistit nga Suhareka.

Por, klubi turk i kërkon hiç më pak se 5 milionë euro për kartonin e ish-futbollistit të Salzburgut.

Përfaqësuesi U-21 i Gjermanisë do ta mirëpriste një përvojë të re në Premierligë pasi e ka përvojën e duhur për ta bërë hapin e radhës në karrierë, ndërsa i ka realizuar 76 gola në 200 ndeshje në futbollin profesionist.

Sipas mediave turke, klubi anglez do ta nisë një tjetër ofanzivë për sulmuesin, i cili nuk e tregoi veten sa duhet në Turqi.

Mbetet të shihet nëse oferta e re e klubit “Të bardhë” do ta bindë klubin nga Stambolli për të hequr dorë nga Berisha.

Krahas klubit nga “Elland Road”, Berishën e pëlqejnë edhe në Gjermani, mbi të gjitha Stuttgarti.

Në ditët në vazhdim do të zbulohet e ardhmja e Berishës, i cili pëlqehet tej mase nga trajneri i Leedsit, Jesse Marsch, me të cilin kishte punuar së bashku në Austri.