Sipas informacioneve të BILD, prona e Thomas Müller është thyer të mërkurën në mbrëmje në mes të ndeshjes së Barçës.
Ishte po ashtu edhe ditëlindja e 33-të e futbollistit gjerman.
Mes parave, bizhuterive dhe gjërave të tjera me vlerë, shuma e vjedhur e kalon shifrën e 100 mijë eurove.
Sado pak, Muller mund të ngushëllohet me faktin që ekipi i tij triumfoi ndaj Barcelonës 2:0, në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.