Xabi Alonso është prezantuar sot para mediave si trajneri i ri i Bayer Leverkusen.
“Do të doja të propozoja një futboll modern. Një futboll dominues, intensiv me dhe pa top. Renditja e ekipit? Nuk e shikoj, por mendoj të rregulloj situatën në ndeshje pas ndeshjeje.
Nuk mund të mendoj për mbijetesë. Skuadra? Kam besim te lojtarët e pranishëm që kanë bërë shumë mirë gjatë këtyre viteve”, përfundoi ai.