Loriana Kuka është eliminuar nga Kampionati Botëror i xhudos.
Garuesja kosovare i dha fund kësaj eksperience pasi u ndal në rrethin e tretë nga ukrainasja Yelyzaveta Lytvynenko.
Më saktësisht, Loriana u diskualifikua nga gara pasi e preku me kokë tatamin gjatë një aksioni dhe ky veprim vlerësohet i rrezikshëm dhe është i palejuar.
Loriana, e mllefosur u largua dhe këtu mori fund ambicia e saj për të fituar medalje botërore.
Garuesja kosovare deri në kategorinë 78 kilogramë e kishte kaluar rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë e mposhti izraeliten Inbar Lanir.
Xhudistja e lindur dhe e rritur në Zvicër ishte garuesja e katërt e Kosovës që mori pjesë në Kampionatin Botëror, i cili po mbahet në Uzbekistan.
Distria Krasniqi e fitoi medaljen e bronztë, ndërsa Laura Fazliu dhe Flaka Loxha u eliminuan herët.