Edhe Chelsea do të jetë në garë për Bellingham.
Ylli i Borussia Dortmund, Jude Bellingham është një nga mesfushorët më të komentuar së fundmi.
Lojtari do të jetë në qendër të vëmendjes në merkaton e verës 2023, me Liverpool, City, Real Madrid që janë në garë për të – por së fundmi edhe Chelsea.
Raportime të ‘Bild’ bëjnë të ditur se Chelsea kanë kontaktuar tani me Dortmund, përcjell lajmi.net.
‘Blutë’ kanë njoftuar skuadrën gjermane se janë gati të paguajnë më shumë se 100 milionë euro për nënshkrimin e Jude Bellingham.
Favoritët për nënshkrimin e lojtarit vazhdojnë të jenë Liverpool dhe Real Madrid.