Brazili e mposhti mbrëmë Serbinë me rezultat 2:0 në ndeshjen e xhiros së parë në Kupën e Botës.
Dy golat u shënuan nga Richarlison në pjesën e dytë, shkruan Gazeta Express.
Neymar ishte prej lojtarëve më të fauluar dhe më i padëshiruari edhe nga tifozët serbë.
Nëntë nga 12 faullat e shkaktuar nga Serbia ishin në Neymarin, i cili mori edhe një lëndim që po e frikëson Brazilin.
Por, trajneri i latino-amerikanëve theksoi se ai do të vazhdojë në Kupën e Botës
“Ai do të vazhdojë në Kupën e Botës , ju mund ta keni këtë siguri. Ai ndjeu dhimbje gjatë lojës, por vendosi të vazhdojë. Kjo duhet theksuar,” tha Tite.