Rafael Leao mund të kalojë në ‘Stamford Bridge’.
E ardhmja e Leaos është temë diskutimi në botë e futbollit, përcjell lajmi.net.
Portugezi ka kontratë me Milanin deri në vitin 2024 dhe ende nuk ka rinovuar.
E, kjo ka bërë që disa ekipe të ‘fërkojnë duart’ për 23 vjeçarin.
Ndërsa foli për ‘Givemesport’, eksperti i transferimeve Dean Jones konfirmoi se Chelsea aktualisht po udhëheq garën për të nënshkruar me Rafael Leao.
Anësori portugez kishte qenë në radarin e ‘Bluve’ për mjaft kohë dhe skuadra e Londrës së Veriut po shton përpjekjet e tyre për të nënshkruar me të riun nëse Milani lejon një transferim.
Mbetet të shihet nëse do ndodh lëvizja e tij në Angli.