Premier Liga angleze vazhdon sot me disa ndeshje tejet interesante, të vlefshme për xhiron e 18 dhe njëkohësisht të fundit për vitin 2022.
Programin do ta hap ndeshja mes Wolverhampton e Manchester United, e cila zhvillohet me fillim nga ora 13:30 në stadiumin “Molineux”, përcjell lajmi.net.
Po ashtu, ndeshje sot do të zhvillojë edhe kampioni anglez, Manchester City, i cili pret në shtëpi skuadrën e Evertonit, e cila nuk di për fitore në katër ndeshjet e fundit.
Ndërkaq, programin e sotëm dhe vitin 2022 në kampionatin anglez do ta mbyll përballja mes Brightonit dhe liderit të tabelës, Arsenalit.
Momentalisht, Arsenali është në krye të tabelës me 40 pikë, pesë sosh më shumë se City në vendin e dytë, kurse Top 4 e mbyllin Newcastle me 33 pikë dhe Tottenham me 30 sosh.
Në anën tjetër, në fundin e tabelës gjenden Wolverhampton e Nottingham me nga 13 pikë, dhe Southamptoni në vendin e fundit me vetëm 12 pikë të arkëtuara.
Programin e plotë të Premier Ligës e gjeni më poshtë.
13:30 Wolverhampton – Manchester United
16:00 Bournemouth – Crystal Palace
16:00 Fulham – Southmapton
16:00 Manchester City – Everton
16:00 Newcastle United – Leeds United
18:30 Brighton – Arsenal