Tre persona janë arrestuar në Prishtinë, pas që ata kishin sulmuar fizikisht një femër.
E gjithë kjo sepse të katërt kishin pasur një mosmarrëveshje mes vete, transmeton ljami.net.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar meshkuj kosovar. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar”, njofton policia.
Rasti ka ndodhur në ditën e fundit të vitit 2022, në rrugën “Fahri Fazliu”.