Barcelona është e interesuar për shërbimet e Yannick Carrascos të Atletico Madridit.
Ylli i Atleticos ka bërë paraqitje solide këtë edicion dhe ka tërhequr interesimin e katalonasve.
Por, për ta pasur nën radhët e veta, Barcelona duhet të paguajë plot 60 milionë euro, raportojnë mediat në Spanjë.
Kjo është një shumë e lartë për Barcelonën, marrë parasysh edhe krizën financiare që po kalojn.