Gerard Pique e ka harruar përfundimisht Shakiran.
Ish-futbollisti spanjoll e ka bërë një hap tjetër në lidhjen e tij të re.
35 vjeçari në fakt e ka zyrtarizuar lidhjen me të dashurën Clara Chia përmes një postimi në rrjetin social, Instagram.
Përmes një selfie të ëmbël, çifti i ri shihet i lumtur me veshje sportive, shkruan “Gazeta Express”.
Duket se ishte pikërisht 23 vjeçarja, ajo që ishte futur në mes të çiftit Shakira – Pique, të cilët u ndanë vitin e kaluar, më saktësisht në muajin qershor, pas 12 vjetësh së bashku.
Këngëtarja 45 vjeçare e kërkoi divorcin pasi zbuloi se partneri i saj po e tradhtonte, ndërsa tash është transferuar bashkë me dy djemtë e tyre në Miami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Pas ndarjes së tyre, ish-futbollisti i Barcelonës u pa së bashku me të dashurën e re në koncertin e Dani Martin në Puigecra të Spanjës në muajin gush