Janë mbyllur pjesët e para të dy ndeshjeve të fundit të xhiros së 21-të të Superligës së futbollit.
Trepça ’89 dhe Ballkani po luajnë baras, 0:0 pas 45 minutash lojë, edhe pse i kishin rastet e tyre të shënimit, shkruan “Gazeta Express”.
Kurse, në duelin tjetër të sotëm, Llapi është në epërsi pas pjesës së parë ndaj Dukagjinit me rezultat 1:0.
Golin e avantazhit të llapjanëve e shënoi Festim Alidema në fillim të lojës.
Paraprakisht, dje u zhvilluan tri ndeshje të tjera të mesjavës, me Dritën që e mundi Prishtinën në lojën kryesore të kësaj xhiroje