Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot foto nga zyrat e skuadrës angleze të futbollit, Manchester City.
Kujtojmë Bashkia e Durrësit dhe Ministria e Sportit firmosën një marrëveshje me klubin anglez të Manchester City.
Kjo skuadër do të hapë në Durrës një akademi futbolli për të gjithë të rinjtë e rajonit të Ballkanit.
Në firmosjen e kësaj marrëveshje një ditë më parë, ka qenë i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja Evis Kushi dhe kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako.