Shqipëria ia ka zgjatur dorën Kosovës në kandidimin e kësaj të fundit për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.
Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku e nënshkroi sot një marrëveshje bashkëpunimi me ministren e Sportit të Shqipërisë, Evis Kushi për mbështetje të Shqipërisë në kandidaturën e Kosovës, shkruan “Gazeta Express”.
Sipas Ministrisë së Sportit, Shqipëria e ka ofruar bregdetin shqiptar për mbajtjen e sportit të lundrimit në Lojërat Mesdhetare.
Më poshtë do ta lexoni postimin e zëvendës-ministres së Sportit, Daulina Osmani