Granit Xhaka e zhvilloi dje ndeshjen e fundit sezonale me Arsenalin, por shumë njerëz mendojnë se kjo njëherësh do të jetë edhe ndeshja e fundit për të në fanellën e “Topçinjve”.
Duke dalë nga stadiumi pas fitores 5:0 ndaj Wolverhamptonit, ku ylli kosovar i realizoi dy gola, ai u ndal me veturë për të ndarë autografe, shkruan “Gazeta Express”.
Dhe, ndërkohë u pyet edhe për të ardhmen, pasi po spekulohet se mund t’i bashkohet Bayer Leverkusenit në afatin kalimtar të verës.
“Do të shohim javën tjetër se çka do të ndodhë”, iu ka thënë tifozëve përfaqësuesi zviceran.
Tifozët në stadiumin “Emirates” e thirrën dje emrin e futbollistit kosovar, nga i cili kërkuan që të qëndrojë në Londër.