Ish-drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Basri Lenjani, ka folur për ndikimin e motit të ftohtë në zemër.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Lenjani ka bërë me dije se ekspozimi i personave me probleme të sëmundjeve të zemrës gjatë motit të ftohtë, mund të rris rrezikun e përgjigjeve kardiake, përfshirë sipas tij, sulmet në zemër dhe në tru.
Specialisti i Mjekësisë Emergjente ka dhënë edhe arsyet se përse mund të ndodh kjo.
“Kjo ndoshë për shkak se enët e gjakut i përgjigjen temperaturave të ulëta duke u ngushtuar, gjë që rrit presionin e gjakut dhe zvogëlon qarkullimin, duke e ngarkuar zemrën”, shpjegoi ai.
Shenja tjera paralajmëruese të një sulmi të mundshëm kardiak apo në tru, Lenjani thotë se janë djersitja ose djersët e ftohta.
“Djersitja ose djersët e ftohta, pavarësisht nga temperaturat mjedisore – mund të jenë gjithashtu shenja paralajmëruese të një sulm të mundshëm në zemër dhe në tru.
Një sulm në zemër, ose infarkti i miokardit, ndodh kur diçka i bllokon në enët e gjakut, zakonisht një mpiksje gjaku, dhe duke shkaktuar një ndërprerje të papritur të rrjedhjes së gjakut në zemër.
Mjekët e klasifikojnë sulmet në zemër si një emergjencë mjekësore e rëndësishme është të kërkoni kujdes të menjëhershëm emergjent mjekësor nëse një person ka shenja dhe simptome të sulmit në zemër”, shkroi Lenjani.
Ai pohon se moti i ftohtë mund të ndikojë keq në zemër, për shkak që sipas tij, zemra duhet të punojë më shumë për të mbajtur një person ngrohtë.
Lenjani thotë se personat që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare, mund të kenë presion të lartë të gjakut dhe ngurtësim arterial, për shkak të motit të ftohtë.
“Ndryshimet e motit sidomos gjatë motit më të ftohtë, zemra duhet të punojë më shumë për ta mbajtur një person ngrohtë, kure moti është i ftohtë mund të ndikojë keq në zemër duke shkaktuar: rrahje të shpejtë të punës sv zemrës, rritje të presionit të gjakut dhe rriten nevoja dhe kërkes më e madhe për oksigjen, gjaku të trashet, gjë që mund të çojë në mpiksjen e gjakut.
Njerëzit me sëmundje kardiovaskulare mund të përjetojnë më shumë efekte negative për shkak të motit të ftohtë, duke përfshirë presionin e lartë të gjakut dhe ngurtësimin arterial. Të gjithë këta faktorë e ngarkojnë më tej zemrën, duke rritur rrezikun e një ataku në zemër.
Për më tepër, infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes janë më të rënda dhe përhapen më lehtë gjatë dimrit, gjë që, nga ana tjetër, mund të shkaktojë edhe sulm në zemër. Është e rëndësishme të jeni në gjendje të njihni shenjat e një sulmit në zemër dhesa më shpejt të marrë kujdesin e duhur”, shkroi Lenjani.
Ai ka renditur faktorët e rrezikut që mund të jenë për personat me probleme kardiovaskulare në mot të ftohtë.
“Faktorët e rrezikut Rreziku për të pasur një sulm në zemër është më i lartë me një kombinim të ekspozimit në mot të ftohtë dhe me një ngarkesë të tepruar të aktiviteteve fizike. Është e këshillueshme që njerëzit t’i shmangin sforcimet e papritura në mot me dëborë, duke përfshirë hedhjen e borës me lopata ose shëtitjen nëpër borë të dendur dhe të lagësht.
Faktorët e rrezikut janë: presionin e lartë i gjakut, kolesterolit i lartë në gjak, pirja e duhanit, mosha, histori positive familjare, diabetit, obeziteti, mungesa e ushtrimeve të rregullta, konsumi i lartë i alkoolit, konsumimi me një diete të lartë me yndyrna të ngopura, Megjithatë, disa faktorë rreziku mund të kenë ndikim më të madh në mënyrën se si moti i ftohtë ndikon në gjendjen te disa persona në të cilën ndodhet zemra sesa të tjerët”, thuhet në sqarimin e Lenjanit.
Ish-drejtori i Emergjencës ka dhënë edhe disa këshilla për të parandaluar sulmin në zemër gjatë motit të ftohtë.
Këtu bëjnë pjesë, veshmbathjet që mbajnë ngrohtë, shmangia e zonave me lagështi, kufizimi i pijeve alkoolike e qëndrimi në ambiente të mbyllura.
Ai këshillon që personat që bëjnë pjesë në grupin e cenueshëm nga moti i ftohtë, duhet të konsumojnë vakte të nxehta dhe pije të ngrohta, e po ashtu të merren me aktivitete të rregullta fizike.