Ermal Krasniqi u bë futbollisti i tretë nga Kosova që iu bashkua Rapid Bukureshtit.
Klubi nga Bukureshti zyrtarizoi dje transferimin e tij nga klubi tjetër rumun, Cluj, shkruan Gazeta Express.
Krasniqi te Rapidi gjen edhe dy sulmuesit tjerë nga Kosova, Albion Rrahmani dhe Florent Hasani.
Rrahmani dhe Hasani i uruan mirëseardhje të ngrohtë Krasniqit edhe përmes rrjeteve sociale, duke e quajtur “vëlla”.
Rreth kësaj një postim të veçantë e bëri edhe klubi i Rapidit, duke publikuar komentet e tyre, teksa shkroi: “Vëllezërit Kosovarë”.