Fjalë Kyçe

Edhe një bashkëlojtar lavdëron Xhakën

Edhe një bashkëlojtar lavdëron Xhakën

Padyshim se Granit Xhaka, nëse nuk është më meritori, është një prej më të mirëve në skuadër dhe me kontribut të jashtëzakonshëm në sukseset e Leverkusenit.

Dhe për cilësitë të cilat i posedon Xhaka, ka folur edhe bashkëlojtari i tij, Robert Andrich.

Andrich luan në pozitën e mesfushorit qendror, ndërsa në edicionin aktual ka zhvilluar 21 paraqitje. Ka kontribuuar me dy asistime.

Andrich në fakt e ka humbur vendin e titullarit pas një lëndimi të rëndë që pati në fund të edicionit të kaluar dhe me ardhje ne Granit Xhakës. Por Xhaka e ka ndihmuar vazhdimisht Andrichun, pavarësisht situatës.

“Përveç aftësive të mëdha si futbollist, ai po ashtu ka kualitetet e liderit të cilat i ka sjellë në skuadër. Ai është një prej transferimeve që i kanë bërë shumë mirë skuadrës, pavarësisht futbollit, njësoj si Jonas Hoffman”, ka deklaruar Andrich.

Andrich, megjithatë, pritet të jetë titullar të shtunën në duelin kundër Moenchengladbachut pas lëndimit të Exequiel Palacios dhe suspendimit të Jonathan Tahut.

“Kur gjërat bëhen të vështira, ke nevojë për njerëz si ai, me shumë eksperiencë. Këta persona e dijnë se si funksionon futbolli. Dhe për këtë arsye, Graniti është lojtar shumë i rëndësishëm. Me aftësitë e tij futbollistike, ai po ashtu ka luajtur rol të madh në suksesin ekipor”, ka theksuar Andrich.

Leverkuseni i drejtuar nga trajneri Xabi Alonso ka 48 pikë në pozitën e parë, katër më shumë se Bayern Munichu.