Mbreti Charles ka folur për herë të parë që kur Pallati Buckingham bëri publike diagnozën e tij të kancerit.
Një deklaratë e tij ka ardhur vetëm dy ditë pas njoftimit rreth shëndetit të keq të tij, duke nxitur njerëz nga të gjitha anët e botës t’i uronin atij një shërim të shpejtë.
Kështu, siç shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi, duke folur për 50-vjetorin e Pavarësisë së Grenadës, monarku po i dërgon vendit “urimet më të mira” të tij.
Charles tha se ai mban “kujtime të veçanta” pasi vizitoi ishullin me Mbretëreshën pesë vjet më parë.
Në deklaratën e tij, ai gjithashtu kërkoi falje se nuk mund të ‘ishin personalisht me ju’ për të festuar ‘momentin historik’.
“… Së bashku, ju e keni krijuar Grenadën si një shembull të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës”.
“… Atëherë, si kurdoherë që kam takuar grenadianë kudo në botë, jam goditur nga qëndrueshmëria juaj, forca e komunitetit tuaj dhe nga vendosmëria juaj e përbashkët për të bërë një ndryshim pozitiv”.