Fjalë Kyçe

Sa shqiptar të Kosovës jetojnë në Zvicër

Sa shqiptar të Kosovës jetojnë në Zvicër

Si shtetas të Kosovës më 31 dhjetor 2023 figurojnë 116.804 banorë. Me pasaportë të Shqipërisë janë 3350 ndërsa me të Maqedonisë së Veriut, 70141 persona.

Njëri ndër lajmet kryesore që kanë shpërndarë mediat zvicerane gjatë ditës së sotme, ka qenë ai që bën fjalë për numrin e të huajve në Zvicër, i bazuar në statistikat më aktuale të publikuara nga Sekretariati Federal për Migracion (SEM), sot. Të dhënat i referohen 31 dhjetorit të vitit 2023, si data më e re për të cilën ka shënime në dispozicion.

Mediat e këtushme, duke publikuar këtë lajm, në të shumtën e rasteve kanë vendosur fokusin, në rritjen “Neto” të numrit të të huajve gjatë vitit të fundit. Dhe kjo rritje duket e konsiderueshme, shkruan albinfo.ch. Kështu, sipas burimit të përmendur tashmë, në Zvicër gjatë vitit 2023 ka pasur një rritje krahasuar me një vit më parë prej 98,851 personash me shtetësi të huaj.

Më tutje, krahas të dhënave të tjera, statistika në fjalë jep edhe listën e numrit të huajve sipas numrit të tyre, ku, sikur edhe deri më tani, të parët janë italianët (342,454), pas tyre vijnë gjermanët (326,033 persona), portugezët (260,462 persona) dhe francezët (165,684 persona). Por në këtë radhitje, në komunikatën përkatëse mungojnë shqiptarët, gjegjësisht shtetasit e Kosovës, të Maqedonisë, Serbisë, Malit të Zi (me etni shqiptare) dhe të Shqipërisë, për faktin e thjeshtë se nuk janë në mesin e katër të parëve.