Ka përfunduar përballja interesante mes Pejës dhe Sigal Prishtinës, e vlefshme kjo ndeshjen e pestë të Ligës Ballkanike.
Në palestrën sportive “Shani Nushi” në Gjakovë, Peja e ka mposhtur Sigal Prishtinën për tri pikë diferencë, me shifrat 87:84.
Pjesa e parë u mbyll me shifrat 43:46 (18:21, 25:25) në favor të Sigal Prishtinës, por që Peja bëri dallimin në fund duke e mbyllur pjesën e dytë me shifrat 44:38 (21:19, 23:19) dhe duke fituar në fund 87:84.
Basketbollisti më i mirë te Peja ishte amerikani Kwame Vaughn me 18 pikë, katër kërcime e 12 asistime.
Ndërkaq, te Sigal Prishtina më i dalluari ishte Diamond Smith me 25 pikë, pesë kërcime e dy asistime.
Me këtë fitore, Peja ngjitet në kuotën e nëntë pikëve në vendin e tretë në tabelën e Ligës Ballkanike, krahas Sigal Prishtinës që zë vendin e katërt me tetë pikë.
Rezultati final, 87:84 në favor të Pejës.