Pep Guardiola ka dhënë një paralajmërim të madh se e ardhmja e tij afatgjatë mund të jetë në “Etihad”, duke zbuluar se ai dëshiron të përsërisë sukseset që ka arritur Sir Alex Ferguson gjatë kohës së tij si trajner i Manchester United.
Guardiola i cili ka vetëm 18 muaj të mbetur në kontratën e tij me Cityn, ka zbuluar se ai dëshiron që të prodhojë lojtarë të akademisë për të barazuar arritjet që kishte Manchester United në krye me lojtarët si David Bechkham, Ryan Giggs, Paul Scholes etj.
Phil Foden është shembulli më i qartë se si duhet t’i besohet lojtarëve nga akademia. Rico Leëis dhe Oscar Bobb gjithashtu janë duke ecur hapave të Foden, ndërsa adoleshentë si Micah Hamilton dhe Jacob Wright gjithashtu janë ftuar disa herë nga Guardiola në ekipin e parë.
Por, Guardiola i cili ka fituar Ligën e Kampionëve dy herë në një ekip të Barcelonës që përfshiu lojtarë të talentuar të La Masias si Lionel Messi, Xavi dhe Andreas Iniesta, dëshiron më shumë.
“Ne do ta donim këtë. E mbaj mend në Barcelonë ne luajtëm në dy finale të Ligës së Kampionëve ndaj United dhe shtatë nga lojtarët tanë ishiin nga akademia.Çfarë do të thotë kjo? Ne nuk përfituam shumë, sepse ata ishin aq të mirë sa që ne nuk i shitëm ata, por ky është qëllimi. Lojtarë të cilët e duan klubin dhe janë rritur këtu”, ka thënë Guardiola.
“Ndonjëherë është e pamundur sepse lojtarët e huaj janë shumë të mirë. Erling Haaland është nga Norvegjia. Ne do të donim ta kishim Erling nga akademia por ju duhet të investoni. Ne kemi shitur shumë lojtar të rinj vitin e kaluar, ndoshta ata mund të luajnë këtu, ju kurrë nuk e dini”, është shprehur tekniku spanjoll.
“Nuk e di pse por lojtarët e akademisë kanë diçka speciale që gjithmonë funksionon”, përfundoi ai.