Boksieri ynë, Shpëtim Bajoku e ka nisur në mënyrën më të mirë turneun kualifikues botëror të boksit për Lojërat Olimpike Paris 2024.
Në Busto Arsizio të Italisë, Bajoku e nisi me fitore këtë turne kualifikues.
Në kuadër të kategorisë deri në 63.5 kilogramë, raundin e parë boksieri ynë e kaloi pa luftë, kurse sonte e mposhti Imamnazariv Mirzokhid të Kirgistanit.
Bajokut i nevojiten vetëm edhe dy fitore për të siguruar gjysmëfinalen, që do të nënkuptonte kualifikimin në Lojërat Olimpike Paris 2024.